Moda vjeshtë-dimër 2013-2014

Shkruan: Lul Blaka
Navy Blue
E errët, intensive dhe klasike, e kaltra e mbyllët, do të zëvendësojë të zezën. E bërë e famshme nga Marina Mbretërore Britanike, e kaltra e errët, është përshtatur në botën e modës si ngjyra më e shquar në stinën e ftohtë.
Dries Van Noten, Chloé and Céline
Exotic furs
Palltot me lesh, janë pjesë e domosdoshme e koleksionit të stinorit të ftohtë. Paraqiten në ngjyra e nuanca të ndryshme, dhe në stile të ndryshme nga klasikja te urbania.
Roberto Cavalli, Fendi et Versace
Tweed
Kjo pëlhurë leshi elegante e rishfaqi veten në forma të ndryshme. Këtu vërehet ndikimi legjendar i Coco Channel, i cili e feminizoi këtë pëlhurë tipike mashkullore.
Stofi skocez
Stofi tradicional skocez paraqitet në këtë sezon në mënyrë moderne. Fustanellat skoceze po bëhen burim frymëzimi për dizajnerët më të njohur botëror.
Stella McCartney, Céline and Saint Laurent
Grunge
Në këtë stinor, dizajnerët riprojektuan skenat jokomformiste të viteve të ’80-ta. Lëkurës, rrjetave dhe këmishëve iu shtua dhe ndjenja “couture”.
Ecru
E bardha vjen dhe këtë vit, si zakonisht. E kombinuar me ngjyrë krem, qetësuese si çdo herë, do të jetë ‘trendy’ dhe këtë stinor.
Printet fëmijërore
Zemrat femërore, yjet joserioze, personazhet e heronjtë e fëmijërisë, janë shndërruar në vulë të gjallë nga dizajnerët në këtë stinor.
Saint Laurent, Burberry Prorsum and Givenchy
Rrjeta metalike
Anthony Vaccarello, Chloé and Paco Rabbanne, u paraqitën me një trend mesjetar, copa të frymëzuara nga përforcimet metalike. Rrjetat janë të ndryshme dhe mbulojnë pjesë të ndryshme të trupit, por në fakt aludojnë në lakuriqësi.
Chloé, Anthony Vaccarello and Paco Rabanne
Palltot Pink
Erdhi në këtë sezon si një fllad poetik. Jo vetëm në pallto e mantel, por kjo ngjyrë e ëmbël dhe engjëllore e trëndafilave anglez, do t’i jep hijeshi vjeshtës dhe dimrit 2013-14.
Christian Dior, Miu Miu and Carven
/Telegrafi/






































