Kosova sikurse edhe vendet e tjera në mbarë botën është duke vazhduar përballjen me pandeminë COVID-19. Sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës vazhdon të jetë sfidë për institucionet e vendit.
Por, falë ndihmës së shteteve mike dhe Bashkimit Evropian, Kosova tashmë ka siguruar një dozë të vaksinave dhe ka filluar vaksinimin e qytetarëve.
BE-ja ditë më parë konfirmoi se do të sjell në Kosovë 95 mijë dozave të vaksinave antiCOVID. E për sjelljen e këtij kontingjenti të vaksinave meritë ka edhe puna dhe angazhimi i Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE).
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg e cila njëherësh është edhe kryetare e kësaj federate, në një intervistë për Telegrafin ka treguar për punën dhe angazhimin e saj por edhe të mjekëve shqiptarë për sigurimin e vaksinave për shqiptarët.
“Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë është struktura e vetme e regjistruar që operon në një nivel evropian. Federata krenohet me mjekët dhe bluzat e bardha prej 21 vende evropiane që punojnë vullnetarisht dhe me humanizëm kanë mbështetur si në rrugë monetare dhe me dije gjatë këtij viti pandemik. Terapia e duhur ndaj COVID-19 dhe vaksinimi në kohë i popullatës shqiptare është motoja e Federatës”, ka thënë Dollenberg.
Dollenberg thekson se ndër sukseset më madhore të Federatës ishte kontributi në sigurimi e më shumë se 150 mijë doza vaksinash nga Bashkimi Evropian për vendet shqipfolëse.
“Ndër sukseset më madhe të Federatës ishte kontributi në sigurimin e më shumë se 150 mijë doza vaksinash nga Bashkimi Evropian për vendet shqipfolëse. Ne jemi të vetëdijshëm se për imunitetin e tufës nevojiten akoma më shumë vaksina, kështu që ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin e Bashkimit Evropian për mundësimin e dërgesës së radhës”, u shpreh mjekja shqiptare, Aurora Dollenberg.
Dollenberg më tej theksoi se në fund të qershorit mjekët e Federatës do të kenë një takim në Bruksel, ku do lobojnë për vaksinat e mëtejshme për pacientët shqiptarë.
“Federata ka ofruar gjatë gjithë pandemisë konsultimet falas online me pacientët e prekur nga COVID-19. Gjithsej janë organizuar 8 konferenca mjekësore ndërkombëtare, të akredituara në Gjermani, ku janë venë në dispozicion kolegëve tanë mjekë dhe qytetarit shqiptarë protokollet më të fundit të trajtimit të COVID-19. Kjo ka përmirësuar ndjeshëm dijen e mjekëve, sidomos tek rastet e shumta të pacientëve të trajtuar gabim apo thjesht me medikamente shumë të shtrenjta apo të panevojshme. Shpresën tashmë ne si Federatë e kemi tek kërkimet shkencore , që me sukses në Evropë dhe Izrael po zhvillojnë medikamentin më të fundit, që e shëron COVID-19 brenda 5 ditëve”, u shpreh Dollenberg.
Më tej gjatë kësaj interviste, mjekja shqiptare ka theksuar se kanë kontribuar në ardhjen e 95 mijë vaksinave për Kosovën përmes Bashkimit Evropian.
“Ky mundësim është një fitore e madhe për federatën tonë mjekësore humanitare. Aktualisht nevojiten akoma më shumë vaksina për të arritur, të vaksinojmë 60% te popullsisë në Kosovë, dhe kjo është arsyeja pse sfida jonë e radhës është sigurimi i këtyre vaksinave, përmes BE dhe vendet e tjera evropiane, të cilat i kanë me tepricë vaksina të caktuara si AstraZeneca, Johnson und Johnson etj”, u shpreh mjekja shqiptare.
E pyetur se cila nga vaksinat deri tash është me efikase, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Dollenberg theksoi se nga studimet e deritanishme është vërtetuar që BioNTech /Pfizer ka efikasitetin dhe sigurinë më të lartë sa i përket efekteve anësore.
“Efikasiteti i BioNTech shkon deri ne 95%. Në vendin e dytë renditet Johnson dhe Johnson, e cila ka treguar një efikasitet deri në 90%. Efikasiteti i Astrazeneca shkon deri 85% dhe me pas vjen vaksina ruse dhe ajo kineze”, u shpreh ajo.
Dollenberg shtoi se të gjitha këto vaksina janë patentuar nga Komisionet përkatëse evropiane dhe jo evropiane të barnave, duke marr vulën e sigurisë.
Ajo shprehet optimiste se gjatë këtij viti do të ketë një sezon të sigurt veror.
“Kjo është arsyeja pse unë do të doja si eksperte e fushës t’i rekomandoja secilit ndonjërën prej këtyre vaksinave. E rëndësishme që të gjithë jemi të sensibilizuar, se vetëm përmes vaksinimin masiv të popullatës mund të shohim së shpejti fundin e pandemisë. Unë jam optimist, që para arritjes së verës, një pjesë e madhe e shqiptarëve do të jenë vaksinuar dhe se do kemi një verë të sigurt”, u shpreh mjekja shqiptare, Aurora Meta Dollenberg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe