Më shumë se 1/3 e popullatës botërore vuan nga venat e zgjeruara varikoze. 2/3 prej tyre, janë femra. Në ditët e sotme, diagnoza dhe mjekimi i tyre është lehtësuar.
Dr. Valbon Gashi, mr.sc.
Kirurg vaskular dhe endovaskular
044 116 718; 044 307030
valbongashi@yahoo.com
Çka është sëmundja e venave të zgjeruara dhe si njihet?
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër problemet më të përhapura shëndetësore të kohërave tona. Më së shumti paraqiten si pasojë e predispozicionit gjenetik por edhe si pasojë e mënyrës së jetesës. Kursi i sëmundjes së venave të zgjeruara varikoze është i tillë që është gjithmonë në progres e sipër dhe mund ta ndajmë në dy faza:
– Faza e parë (I), faza pa dhimbje, në të cilën nëpër lëkurë mund të vërejmë dhe të prekim nyjet (noduset), zgjerimet venoze. Në këtë fazë nuk ka dhimbje të theksuara ose enjtje dhe mu këtu duhet të fillohet me mjekim. Në të kundërtën, sëmundja përparon dhe hyn në
– fazën e dytë (II), faza e komplikimeve, në të cilën lajmërohen dhimbjet dhe të ënjturit e këmbëve (këmbë të lodhura), inflamacione të shpeshta dhe trombozë e venave e përcjellur me rrezikun e shkëputjes së trombit në qarkullimin venoz, pastaj komplikimet në formë të hapjes së plagëve në lëkurë, hiperpigmentimit të lëkurës (ndryshimi i ngjyrës së lëkurës).
Sot ekzistojnë shumë metoda të mjekimit të venave të zgjeruara varikoze. Në treg gjenden një numër i madh i preparateve (kremra dhe preparate të ndryshme), të cilat nuk japin kurrfarë rezultatesh, derisa nga ana tjetër, tek pacientët është e pranishme frika nga mënyra e deritashme e shërimit- intervenimit kirurgjik që bëhet me anestezion të përgjithshëm ose spinal.
Ndërhyrjet bashkëkohore pa dhimbje me radiofrekuencë, është përparësi e madhe dhe opsioni më i mirë terapeutik në mjekimin e venave të zgjeruara varikoze. Sot, nëpër tërë botën, aplikohet metoda e mjekimit të venave me radifrekuencë dhe laseri.
Para dhe pas trajtimit
Përparësitë e intervenimit me radiofrekuencë
Në trajtimin dhe mjekimin e venave të zgjeruara varikoze, intervenimi me radiofrekuencë paraqet një revolucion që në masë të madhe zëvendëson metodat e deritashme klasike të operacionit kirurgjikal.
Në krahasim me metodën standarde kirurgjikale – operacioni i shkolitjes (stripping) së venës së madhe (Vena Safena Magna) – ndërhyrja me radiofrekuencë ka shumë përparësi.
Operacioni klasik i shkolitjes (stripping) dhe flebektomise kryhet me anestezion të përgjithshëm dhe bazohet në heqjen fizike ose shkolitjen e venës së zgjeruar varikoze, me ç’rast krijohet një hematomë e madhe nënlëkurore që dhemb shumë, reabsorimi i të cilit përcillet me ënjtje, zgjatë më shumë se një muaj. Pas ndërhyrjes, në vendin e prerjes kirurgjikale, mbesin vragat e përhershme.
Për dallim nga ndërhyrja standarde, intervenimi me radiofrekuencë (RF), siguron një procedurë mjekuese pothuajse pa dhimbje, është shumë preciz, pacientët e lëshojnë klinikën menjëherë dhe mund t’u kthehen aktiviteteve të përditshme, poashtu menjëherë. Nuk ka prerje kirurgjikale, vraga postoperative, por edhe as dhimbje, ndërsa periudha e rehabilitimit nuk zgjat më shumë se dy ditë.
Si duket intervenimi në vena me radiofrekuencë (RF)
Përmes gjilpërës, në venë vendoset një sondë e hollë e cila bartet deri te vena e zgjeruar. Funksioni i sondës me radiofrekuencë (RF) është prodhimi i një sasie të madhe të energjisë termike, e cila menjëherë bënë tharjen e pjesës së sëmurë të venës, dhe e kthen atë në një shirit të hollë fibrotik të cilin do ta reabsorbojë organizmi. Pas intervenimit, varicet e dukshme dhe venat e zgjeruara, menjëherë zhduken. Radiofrekuenca (RF) mundëson ngjitjen e dy mureve venoze, trombozimin dhe sklerotizimin e tyre, ndërpret zhvillimin e sëmundjes dhe pengon rrezikun nga komplikimet e mundshme.
Venat tjera të shëndosha, të cilat ishin të stërngarkuara, tanimë shkarkohen. Kapaciteti i tyre në raport me qarkullimin e gjakut në këmbë, në moment, është shumëfish më i madh dhe në gjendje për të përmbushur të gjitha nevojat e organizmit.
RadioFrekuenca VS Laseri
Edhe përkundër veprimit të tyre të njëjtë, ablacioni i venës bëhet me energji termike si metodë më e sofistikuar, megjithatë ato dallohen ne mes veti.
Laseri me energji termike shumë të lartë, e bënë djegien e venës. Pacientët pas intervenimit, kanë dhimbje të mëdha dhe në shkallën e dhimbjes prej 1-10, në 2-3 ditët e para, shkalla e dhimbjes është 7-8.
Me radiofrekuencë, dhimbjet pas intervenimit, sipas shkallës dhimbjes 1-10 janë 2-3. Pra, pacienti me një paracetamol, e kalon natën.
Energjia termike me Radiofrekuencë është vetëm 120 gradë, në krahasim me Laserin i cili e ka temperaturën mbi 600 gradë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje