Përcaktimi i koeficientit të pagës për punonjësit në sistemin shëndetësor, po shpërfaqë probleme e mospajtime ende pa u miratuar përfundimisht ligji përkatës.
Projektligji për pagat për sektorin e shëndetësisë, tashmë ka kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ku pritet t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe miratimit.
Ndonëse janë mbajtur shumë takime ndërmjet Federatës Sindikale të Shëndetësisë dhe aktorëve të tjerë institucionalë për definimin e koeficientit të pagave për punëtorët shëndetësorë, këta të fundit nuk janë pajtuar me rangimin.
Udhëheqësi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar që mjeku specialist të rangohet me koeficientin 6, për dallim me atë 4, sa ka qenë deri tani.
Rangimi me koeficientin 6 u mundëson që pagat e tyre të jenë më të larta.
Po ashtu, për infermierët, të cilët aktualisht janë të kategorizuar me koeficientin 1.9, është kërkuar rangimi në koeficientin 2.7, përkatësisht në 2.2, varësisht nga përgatitja shkollore që kanë.
Marrë parasysh këto mospajtime, projektligji aktual i propozuar nga Qeveria, sipas udhëheqësve të sindikatës, duhet të pësojë disa ndryshime.
Mjeku specialist në Kosovë për punën që kryen, aktualisht paguhet me një pagë prej rreth 600 eurosh në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj.
Me kalimin e ligjit dhe ngritjen e koeficientit në 5 për mjekun specialist, ata do të paguhen me rreth 1200 euro në muaj. Derisa për infermierët nuk do të ketë ndonjë lëvizje të theksuar.
“Situata e pagave në sektorin e shëndetësisë është e rëndë. Insistimi i sindikatës është që të shohin gjendjen reale dhe nuk kërkohet asgjë më shumë se vendi i merituar i punëtorëve shëndetësorë. Koeficienti është nga 1 deri në 12, dhe mjekët specialistë janë ranguar në 5, derisa ne nuk jemi të kënaqur, pasi kemi kërkuar rangimin në koeficientin 6”.
“Mjekët në specializim në koeficientin 4.5 dhe mjeku i përgjithshëm me 4. Kurse stomatologu jospecialist me koeficientin 4. Me infermierët gjithashtu kemi problem, janë ranguar shumë poshtë. Është diskriminues të nënvlerësohet puna e tyre. Federata nuk do të lëshojë pe. Kemi kërkuar që ata të rangohen me 2.7 apo 2.2 varësisht shkollimit, përderisa ata aktualisht janë të ranguar në 1.9”, ka thënë Syla.
Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj, duke folur për REL ka thënë se ankesat e infermierëve janë të shumta dhe nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, sipas tij, mund të aplikohet edhe bojkoti i punës.
“Ne kemi ngritur shqetësimet tona se infermierët, nëse nuk do të kenë ngritje të koeficientit, do të këtë telashe sistemi. Neve çdo ditë na marrin licenca për të ikur jashtë vendit. Nuk janë të kënaqur aspak me kategorizimin që e kanë propozuar. Asnjë infermier nuk është i kënaqur. Të gjithë infermierëtjanë të shqetësuar me kategorizim”, ka bërë të ditur Rrustemaj.
Ende pa u miratuar, projektligji ka nxitur polemika edhe me një kategori tjetër mjekësh që nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë futur fare brenda ligjit. Blerim Syla ka thënë se këtu bëhet fjalë për psikologët klinikë, si dhe farmacistët.
Sipas Sylës, Ministria e Administratës Publike nuk i ka marrë parasysh këto kategori ndonëse ka qenë kërkesë e Sindikatës së Shëndetësisë si dhe e Ministrisë së Shëndetësisë.
Megjithëkëtë, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tashmë ka deklaruar se ndonëse ka pakënaqësi dhe kërkesa të tjera mbi projektligjin për pagat, sa i përket sektorit të shëndetësisë, ai ka thënë se ky ligj duhet kalojë, pasi pagat e punëtorëve shëndetësorë edhe me këto rangime, do të rriten dinjitetshëm.
“Konsideroj se ka hapësirë për përmirësim. Ka një ndryshim të madh nga ajo që është paguar dhe që paguhet. Unë jam aleat i këtij ligji që të kalojë, nuk mund ta humbim rastin që ta kalojmë këtë ligj, sepse nëse nuk e kalojmë, do të kthehemi në fillim. Do të jemi më një situatë që do të jetë regres për ne”, ka thënë Ismaili.
Në bazë të statistikave zyrtare, brenda një viti në Kosovë kryhen 10 milionë shërbime shëndetësore dhe më shumë se 50 mijë operacione, ndonëse sistemit i mungojnë më se 5 mijë punëtorë shëndetësorë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë