LAJMI I FUNDIT:

Vizita e kryeministrit malazez shtyhet për dy orë

Vizita e kryeministrit malazez shtyhet për dy orë

E plotësuar: Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq i cili pritet të jetë për një vizitë zyrtare sot në Kosovë ende nuk është nisur për shkak të kushteve atmosferike, saktësisht për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës.

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq është shtyrë për dy orë për shkak të kushteve atmosferike, të cilat po mbretërojnë në vendin tonë.

Unidon Krasniqi, zyrtar për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës tha për Telegrafin se gjatë ditës janë të planifikuara 12 fluturime në arritje dhe 12 në nisje. Nga këto deri më tani janë realizuar dy fluturimet e para në nisje, ndërkaq është anuluar fluturimi i Turkish Airlines për shkak të kohës me mjegull.


Sipas tij, fluturimet e tjera që priten të arrijnë janë nisur me vonesë për shkak të mjegullës në ANP.

Mjegulla vonon nisjen e kryeministrit malazez për në Kosovë

E plotësuar: Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq i cili pritet të jetë për një vizitë zyrtare sot në Kosovë ende nuk është nisur për shkak të kushteve atmosferike, saktësisht për shkak të mjegullës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Drejtoresha e Zyrës për informim e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi tha për Telegrafin se kryeministri Dushko Markoviq ende nuk është nisur nga Podgorica, pasi po presin dritën jeshile të Aeroportit të Prishtinës për tu nisur për shkak të mjegullës.

Ajo tha se Prishtina zyrtare është gati për pritjen e delegacionit malazez dhe se janë në koordinim me palën malazeze gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori