LAJMI I FUNDIT:

E Mjata: Skandali i teksteve shkollorë dhe paaftësia e Ministrisë së Arsimit në RMV

E Mjata: Skandali i teksteve shkollorë dhe paaftësia e Ministrisë së Arsimit në RMV
Foto: ilustrim

Partia e Majtë ka hedhur akuza ndaj Shërbimit Pedagogjik pranë Ministrisë së Arsimit, duke lidhur organizatën me një sërë dështimesh dhe shkeljesh të procedurave. Drejtorja e mëparshme, mike familjare me kryeministrin Zoran Zaev, është akuzuar për paaftësi dhe favorizim në procesin e miratimit dhe blerjes së teksteve shkollorë.

Në një deklaratë të dërguar mediave, Partia e Mjatës ka përmendur konkurse të shpallura por jo të zbatuara, afate të pavendosura dhe mungesë transparence në proceset e aplikimit.

“Këto janë vetëm një pjesë e vogël e dështimeve të Shërbimit Pedagogjik me në krye Velevën:


– u shpall një konkurs në vitin 2020 për miratimin e teksteve të gjuhës angleze në arsimin nëntëvjeçar, i cili nuk u zbatua fare dhe rezultoi në një vit të katërt shkollor katastrofik pa tekste për këtë lëndë;
– Konkurs në tremujorin e parë 2023 për zgjedhjen e një teksti për lëndën e Shkencave të Natyrës për klasën e 6-të, me një zgjatje të pashpjegueshme të afatit para skadimit, gjë që tregon rregullime të brendshme për të kënaqur autorët e favorizuar;
– Konkursi skandaloz për botimin e teksteve të klasës së 7-të, për të cilin programet e reja ende nuk janë publikuar në faqen e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit dhe cilat programe duhet të ndjekin autorët për të aplikuar në konkurs” thuhet nga partija e Majta.

Kritikat përqendrohen në skandalin e fundit për zgjedhjen e teksteve të klasës së 7-të, ku akuzohen për kriter të paqartë dhe përzierje politike në përzgjedhjen e autorëve. Partia thekson se miliona euro para publike janë shpenzuar për tekste shkollorë me gabime, duke rrezikuar cilësinë e arsimit dhe barazinë në qasjen ndaj materialeve mësimore. Në një kohë kur kërkesa për llogaridhënie dhe cilësi është e thellë, Shërbimi Pedagogjik akuzohet për mosrespektim të rregullave dhe për shpërdorime të pushtetit.

Kjo deklaratë vjen si një reagim i Partisë së Mjatë ndaj skandalit të matematikës dhe thellon debatin mbi cilësinë dhe menaxhimin e resurseve në fushën e arsimit në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori