Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes.
Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë.
“Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa t’i mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania.
Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul.
Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare.
Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit. Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve.
Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam.
Për fëmijët më të vjetër është në përgjithësi i sigurt, por dozën duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t’i jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t’i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!

Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame