LAJMI I FUNDIT:

Misteri i “zhdukjes” së shefit të Interpolit: Gruas i kishte dërguar një emoji me mesazh, dhe prej atëherë nuk di asgjë për të (Foto/Video)

Misteri i “zhdukjes” së shefit të Interpolit: Gruas i kishte dërguar një emoji me mesazh, dhe prej atëherë nuk di asgjë për të (Foto/Video)

Gruaja e shefit të Interpolit, Meng Hongwei, Grace Meng, ka deklaruar se bashkëshorti i kishte dërguar dje (e diele) një fotografi me emoji të thikës.

Pasi ishte nisur në udhëtim për në Kinë ajo nuk kishte dëgjuar asgjë për të, kurse në deklaratën e parë publike pas këtij misteri, ajo ka thënë para gazetarëve në Lion, se fakti që i ka dërguar emoji me thikë, ai ka tentuar t’i thotë se është në rrezik, transmeton Telegrafi.

Meng gjithashtu ka thënë se vetëm katër minuta para se t’ia dërgonte emojin me thikë,  burri i kishte dërguar një mesazh: “prit telefonatën time”. Gruaja e ish-shefit të Interpolit pretendon se prej atëherë nuk ka kontaktuar më me të, dhe nuk di se çfarë i ka ndodhur.


Interpoli që ka selinë në Lion të Francës, edhe zyrtarisht ka kërkuar dje nga Kina informacione për shefin e organizatës ndërkombëtare të policisë, Meng Hongwei, i cili ishte “zhdukur” që kur ishte nisur për një vizitë në Kinë.

Zhduket shefi i INTERPOL-it
Lexo po ashtu Zhduket shefi i INTERPOL-it

Në komunikatën zyrtare të Interpolit thuhet se janë shfrytëzuar kanalet e duhura për të kërkuar detaje për statusin e Meng Hongwei. Kjo organizatë pret që një përgjigje zyrtare t’ia kthejë Kina.

Sipas të përditshmes “South China Morning Post”, Meng është ndalur për shkak të korrupsionit. Ai aktualisht është duke u hetuar nga autoritetet kineze për shkak se shkeljes së ligjit, pasi kishte favorizuar një kompani lidhur me furnizim me pajisje të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Evropa
Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Evropa
Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori