LAJMI I FUNDIT:

Misteri i shpërthimit në Iran, në tunelet e fshehura në male fshehin raketat që i prodhojnë – alarmohen analistët

Misteri i shpërthimit në Iran, në tunelet e fshehura në male fshehin raketat që i prodhojnë – alarmohen analistët

Analistët konsiderojnë se shpërthimi në malet e Iranit që është dëgjuar edhe në Teheran, ka ndodhur në zonën ku gjendet sistemi i fshehur i tuneleve dhe bazave për prodhimin e raketave, shkruan AP.

Siç raporton kjo agjenci, ende nuk dihet se çfarë ka shpërthyer  si dhe shkaku i shpërthimit, ku si pasojë mbi qiellin e Teheranit është shfaqur një top i madh i zjarrtë, transmeton Telegrafi.


Në kryeqytetin e këtij vendi janë dridhur edhe ndërtesat, kurse në vend të ngjarjes menjëherë kishte dalur ekipi i televizionit publik. Në anën tjetër, zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, ka deklaruar se nuk ka viktima dhe se sipas tij shkaku i shpërthimit edhe rrjedhja e gazit, duke mos specifikuar se për çfarë gazi bëhet fjalë.

Ai gjithashtu nuk e ka treguar lokacionin e saj duke mos e cilësuar hapësirën si publike, dhe duke ngritur dyshime se me pse përfaqësuesit ushtarak po e trajtojnë rastin e jo ekipet e zjarrfikësve, shkruan AP.

Sipas analistëve, hapësira ku gjendet gazi është jo larg bazës së raketave Kodir, kurse një ekspert amerikan i armëve pretendon se shpërthimi ka përfshirë kompleksin që prodhon raketat.

Sipas gjetjeve të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Washington, Kodir është lokacioni ku gjenden një sërë tunelesh, kurse në disa prej tyre dyshohet se prodhohen armë, gjë që e konfirmojnë dyshimin edhe imazhet satelitore ku mund të shihen qartë bazat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Kalo në kategori