Modelja braziliane, Suzy Cortez, ka bërë një deklaratë sensacionale duke thënë se Gerard Pique i kishte dërguar mesazhe ‘të papërshtatshme’ gjatë kohës sa ishte i lidhur me Shakiran.
Futbollisti spanjoll është bërë kryetemë mediake pasi u raportuar se partnerja e tij e ka kapur duke e tradhtuar me një femër tjetër (që besohet të jetë një studente në të njëzetat që merret edhe me organizime evenimentesh).
“Ai ishte ndër ta që më dërgonin mesazhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që asnjëherë nuk më kanë dërguar asgjë janë Messi dhe Coutinho. Ata janë bashkëshortë të shkëlqyer dhe i respektojnë shumë gratë e tyre. Shakira nuk e ka merituar këtë”.
“Kam pasur shoqëri me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e mori vesh, ma kërkoi numrin dhe aty për aty ma dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, më shkroi direkt në Instagram, gjëra që i fshinte secilën ditë, më pyeste kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste se sa të mëdha i kisha të pasmet dhe thoshte se ishte xheloz për dedikimet e mia ndaj Messit”.
“Nuk kam folur kurrë për shkak të respektit për Shakiran, por tash do t’ju them gjithçka që di dhe gjithçka që më ka ndodhur”, ka deklaruar Suzy për El Diario NY.
Kush është Suzy Cortez
Suzy Cortez është një modele e mirënjohur, atlete dhe moderatorë televizive në Brazil.
Në vitin 2015, ajo fitoi titullin ‘Miss Bumbum’, një garë bukuria në Brazil, ku fituesja merr një çmim për të pasmet më të mira në vend.
Ajo është paraqitur disa herë në kopertinën e revistës për të rritur, Playboy, ndërsa në vitin 2016 ishte zgjedhur ambasadore për Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro.
Po ashtu, 32-vjeçarja ka shërbyer në një sërë evenimentesh tjera të njohura në cilësinë e ambasadores. Në Kampionatin Botëror të vitit 2018, ajo ishte emëruar ambasadore zyrtare e Kupës së Botës.
Cortez njihet si tifozja më e madhe e Lionel Messit, por ai dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, e kishin bllokuar në rrjetet sociale, sepse e kishte ‘bombarduar’ me imazhe provokuese lojtarin. Për më shumë, bukuroshja e ka bërë tatuazh fytyrën e argjentinasit në fundin e barkut, si dhe e ka të shkruar emrin e tij mbi të pasme. /Telegrafi/