Mishtoret: Ndalesa e mishit të Maqedonisë nga Rusia nuk ndikon tregun e brendshëm (Video)
Mishtoret thonë se ndalesa ruse për importin e mishit nga Maqedonia nuk ka ndikuar në tregun e brendshëm. Sipas tyre, tregu është stabil dhe deri tani nuk është reflektuar ndonjë efekt negativ nga sëmundja “nyja e lëkurës” e gjedheve, njofton Tv21.
“ Sëmundja e kafshëve nuk ka ndikuar në ndryshimin e çmimit të mishit, kurse shitja po shkon në masa normale. Ka të interesuar njerëz për të blerë si dhe mishi ynë ka deklaracion”, u shpreh një shitës.
Qytetarët thonë se janë informuar për këtë sëmundje të gjedheve, por ata blejnë mish të sigurt.
“Mendoj se mishi është i sigurte për tu blerë. Dhe gjithmonë kërkoj vërtetim.”
“ Unë blej gjithmonë mish dhe kujdesem që të jetë i freskët dhe i mirë. Dëgjova për sëmundjen e kafshëve por kjo nuk ka ndikuar që të mos konsumojmë mishin”, u shprehën disa qytetarë.
Gjoko Gjorgjeski nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thotë se ndalesa ruse për mishin do të jetë e përkohshme. Sipas tij, kohëve të fundit është ulur përhapja e sëmundjes që kryesisht është në pjesën juglindore të vendit.
“Pas qetësimit të gjendjes në Maqedoni, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do t’i drejtohet shërbimit federal rus që ta tërheq vendimin e sjellur për ndalesën e importimit të mishit të gjedheve. Ndalesat bëhen në ato pjesë ku ka paraqitje të sëmundjes dhe kryesisht eksporti bëhet ndaj atij vendi, ku ata kërkojnë se si duhet trajtuar dhe me çfarë kushte dhe certifikate do të jenë të dërguara”, tha Gjoko Gjorgjeski, udhëheqës në sektorin për inspektim mbikëqyrës në AUV.
Sipas AUV, deri tani janë vërtetuar 1399 pika të nxehta të përhapjes së sëmundjes “nyja e lëkurës” tek gjedhet, ndërsa nga fillimi e deri tani janë mbytur afër 3400 gjedhe. Pas procesit të vaksinimit ka rënie të përhapjes së kësaj sëmundje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje