Një recetë shumë e shëndetshme për të kënaqur shijet e të gjithëve

Lexoni recetën e mëposhtme për të mësuar përbërësit e tjerë.


Përbërësit: - 500 g mish viçi, - 200 g oriz basmati (ngjyrë kafeje) - 100 g quinoa të kuqe, - 50 g amaranth, - 1-2 karota, - 1 qepë, - 2 thelpinj hudhre, - 1 domate, - pak yndyrë, - një lugë e vogël kripë Himalaje - pak perime erëzash, - pak piper të bardhë dhe piper të zi. Përgatitja:

Në vaj ulliri fërgoni qepën dhe thelpinjtë e grirë. Shtoni mishin e grirë të viçit, kripën, piperin dhe erëzat e perimeve.

Fërgoni pak (afro 10 minuta), shtoni pak ujë (cca 2 dcl) dhe fërgoni derisa mishi i viçit të zbutet.

Shtoni ujë dhe qitni orizin, quinoan e kuqe dhe amaranthin.

Fërgoni derisa orizi, quinoa dhe amaranthi të zihen (cca 20-n30 min).

Në fund qitni domaten e qëruar dhe të grirë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.