Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, për një kohë të gjatë ka qenë pasive në prurjet muzikore.

Por, kjo nuk e ka ndaluar që ajo të përcjell mesazhe inspiruese dhe imazhe nga përditshmëria tek ndjekësit e saj.


Si duket, pas një pauze të shkurtër, këngëtarja ka vendosur të rikthehet, pasi është parë duke punuar në një studio muzikore.

miriamcani 110508588 310407446670344 7118401550225447854 n (Foto: Instastory)

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është parë para një kompjuteri, ndërsa ishte në shoqërinë e producentit Elgit Doda.

Nuk i dihet ende për ndonjë detaj shtesë të këngës, por Miriami asnjëherë nuk zhgënjen fansat e saj.

Ndërkaq, "Ne Parajse" titullohet projekti i saj i fundit i realizuar para një viti, që ka arritur mbi një milion klikime në platformën YouTube.

/Telegrafi/