LAJMI I FUNDIT:

Mirëmëngjesi! A e dini që një filxhan kafe mund t’ju shpëtojë nga vdekja e hershme?

Mirëmëngjesi! A e dini që një filxhan kafe mund t’ju shpëtojë nga vdekja e hershme?

Një studim pesëvjeçar ka zbuluar dobi të papritura për shëndetin, posaçërisht te personat me sëmundje kronike të veshkave

Pos kënaqësisë, kafja e mëngjesit ka edhe dobi shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e Spitalit Qendror në Lisbonë kanë zbuluar që kafja ndikon pozitivisht te personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave.


Në hulumtim i cili ka zgjatur pesë vjet kanë marrë pjesë 4.683 të sëmurë nga veshkat. Është konstatuar që doza e shtuar e kafeinës ka zvogëluar rrezikun nga vdekja për 25 për qind.

Është zbuluar që ekziston faktori mbrojtës te pacientët me sëmundje kronike të veshkave.

Zvogëlimi i vdekshmërisë është shënuar madje edhe te rreziqet shtesë siç janë plakja, pirja e duhanit, ushqimi dhe sëmundjet e tjera nga të cilat kanë vuajtur të intervistuarit.

“Rezultatet tregojnë që pacientët të cilët fusin në organizëm më shumë kafeinë zvogëlojnë rrezikun nga vdekja”, thotë udhëheqësi i studimit të Lisbonës, Miguel Bigotte Viera.

Efekti i mundshëm mbrojtës i kafeinës mund të jetë i lidhur me veprimin në enët e gjakut, sepse nxit lirimin e substancave të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, thuhet në studim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori