Drita ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1, ku "Intelektualët" treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë.


dritaaaaa e1534190122245

Pas takimit ka folur trajneri i prishtinasve, Mirel Josa, i cili ka thënë se gabimet në mos konkretizim të rasteve, dhe shfrytëzimi të mundësive të Dritës, erdhi deri tek fitorja e gjilanasve.

"Kur gabon në shënimin e golave edhe kjo ndodh. Ne krijuam epërsi, megjithatë, Drita rriti cilësinë e lojës dhe arriti golin e barazimit".

"Ne kishim raste të tjera me Khalid, por nuk arritën sërish të shënonim. Por, nuk dua të justifikoj skuadrën time, ekipi më i mirë fitoi".

"Nuk është problem ambientimi i lojtarëve të transferuar, ne është dashur ta mbanim topin dhe ta dorëzonim te kundërshtari aq lehtë", tha Josa.

Prishtina Drita 1 1

Theksojmë se golashënues për Prishtinën ishte Gauthier Mankenda gjersa te ekipi fitues, Fidan Gërbeshi si dhe Betim Haxhimusa.

Theksojmë se kjo ishte Superkupa e parë për kampionin e Kosovës, Dritën në futboll gjersa Prishtina deri më tani ka fituar nëntë sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app