Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët kanë gjetur vetën në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë. Si rezultat i punës së madhe dhe përkushtimit ndaj asaj që bëjnë, disa qytetarë po shënojnë suksese të njëpasnjëshme në veprimtarinë e tyre.
I tillë është edhe rasti i Fitim Maliqit nga Gjilani. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, punojnë pa ndaluar në fermën e zogjve, ku aktualisht kanë mbi 10 mijë zogj të pulave.
Për Telegrafi.com, ai tregon për trajtimin që duhet bërë zogjve që nga dita e parë, e deri të arritja e peshës së duhur për therje, e më pas përgatitja e mishit të bardhë për shitje.
“Peshën e duhur për therje e arrijnë për 35 ditë, duhet qëndruar në temperaturë 35 gradë Celsius. Brenda vitit kam kryer mbi 100 mijë therje”, u shpreh ai për Telegrafin.
Në fermën e tij, ai ka të punësuar rreth 10 punëtorë.
Gjatë intervistës, ai tregon se nuk menduar të largohet asnjëherë nga Kosova, pasi puna e tij është mjaft fitimprurëse.
“Kisha mundur shumë herë me braktisë Kosovën, po duke punu më mirë se vendi ynë nuk ka, pse me braktisë kur mundemi me arrit diçka këtu. Mesazhi im është me punu tokën, sepse ministria po mbështet shumë mirë me subvencione”, theksoi mes tjerash ai.
Në planet e tij për të ardhmen, Maliqi thotë se është edhe më tej zgjerimi i kësaj ferme./Telegrafi/