Aktorja me vetëdije po shkatërrohet duke refuzuar të hajë, prandaj e ka brengosur bashkëshortin e vet Brad Pitt.
Nëse është për t’u besuar shkrimeve të tabloideve amerikane, Angelina Jolie në ditë fut në organizëm vetëm 600 kalori!
Problemet e saj me ushqimin janë shfaqur edhe në martesën me Brad Pitt-in, andaj po flitet gjithnjë e më shumë për divorcin e tyre, transmeton Telegrafi.
Ja si duket “menyja” e aktores së njohur:
Kafjalli: Një lugë vaj kokosi dhe pak kornfleks.
Dreka: shejk proteinash, apo disa bademe dhe bonbone gome.
Darka: Fileta të holla mishi dhe një gotë verë.
Mirëpo, Angelina shpesh harron të hajë, kështu që kjo meny e saj duhet të merret me “rezervë”.
Aktorja kohë më parë ka vizituar një kamp refugjatësh në Greqi, ndërkaq fotografia e saj me shpejtësi rrufeje u përhap nëpër botë. Deri në atë masë e ka brengosur Brad Pitt-in sa që ai e ka kërcënuar me divorc nëse nuk fillon sërish të hajë. /Telegrafi/