LAJMI I FUNDIT:

Miratohet propozim-vendimi për rishpërndarjen e mjeteve në Buxhetin e RMV-së, parashihen mjete për rritjen e pensioneve, K-15, subvencione për bujqit

Miratohet propozim-vendimi për rishpërndarjen e mjeteve në Buxhetin e RMV-së, parashihen mjete për rritjen e pensioneve, K-15, subvencione për bujqit

Kuvendi i RMV-së miratoi sot Propozimin për rishpërndarjen e mjeteve në Buxhetin e vitit 2023. Vendimi rishpërndan 18.2 milionë për pagesën e pagave më të larta, pensionet e rritura, pagesat vjetore të pushimeve për të gjithë punonjësit në sektorin publik, të drejtat sociale, subvencionet për bujqit, për kujdesin shëndetësor, pra ilaçin “Trikafta” dhe matësat për personat me diabet si dhe fonde për një paketë të re masash kundër krizës.

“Me Vendim po rialokojmë mjetet në interes të aspektit social, gjegjësisht rialokimet kryesore janë pikërisht në drejtim të përkrahjes së qytetarëve dhe standardit, rritja e pagave në sektorin publik për 10% dhe sigurimi i K-15 në në përputhje me përcaktimet e Kontratës së Përgjithshme Kolektive për punonjësit në sektorin publik, rritje të pensioneve me rreth 6% në përputhje me zgjidhjen sistemore, rritje të fondeve për transfertat sociale, subvencione për bujqit, mbështetje për kompanitë vendase dhe të huaja dhe sigurimin e fondeve për paketën e nëntë të masave kundër krizës.

Synimi ynë është të mbështesim qytetarët, për të lehtësuar sa më shumë presionet e çmimeve, dhe në të njëjtën kohë të mbajmë komponentin zhvillimor të Buxhetit, me një nivel më të lartë të investimeve kapitale të planifikuara në raport me deficitin buxhetor”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi duke shpjeguar propozimin në Kuvend.


Ministri theksoi se me vendim rialokohen 18,2 miliardë denarë, të cilat janë siguruar në bazë të kursimeve nga shpenzimet më pak të realizuara nga shfrytëzuesit e caktuar buxhetor, si dhe me mjetet shtesë të siguruara në bazë të mekanizmit KAPEF dhe se kjo siguron likuiditet të sigurt në Buxhetin dhe shërbimin e detyrimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori