LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për lirinë fetare

Miratohet Projektligji për lirinë fetare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar Projektligjin për lirinë fetare.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se ky Projektligj është shumë i rëndësishëm dhe se përmes tij ekzekutivi synon që të arrijë standard sa më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Liria fetare zë vend të veçantë në një shoqëri të lirë dhe të hapur siç është Republika e Kosovës. Mendime dhe besime të ndryshme vazhdimisht po hyjnë dhe qarkullojnë lirisht mes qytetarëve tanë. Është e pamundur që të gjithë qytetarët të kenë të njëjtat bindje fetare. Përkundrazi, diversiteti i bindjeve fetare është i pashmangshëm”, u shpreh Kurti.


Tutje, ai tha se një nga qëllimet kryesore të këtij Projektligji është për të ruajtur dhe promovuar pluralizmin fetar.

Në këtë mbledhje Qeveria po ashtu ka miratuar Programin Legjislativ për vitin 2023, përmes së cilit synon të kalojë afro 100 projektligje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori