LAJMI I FUNDIT:

Miratohet marrëveshja në samitin COP28

Miratohet marrëveshja në samitin COP28

Presidenca e COP28 publikoi sot tekstin e propozuar të marrëveshjes përfundimtare të klimës, e cila për herë të parë do të inkurajonte vendet të kalojnë nga lëndët djegëse fosile në lloje të tjera të energjisë, për të parandaluar efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike, por nuk kërkon heqjen e tyre, të cilat shumë vende janë duke kërkuar.

Përfaqësuesit e vendeve janë ftuar në atë që presidenca COP28 shpreson se do të jetë një takim përfundimtar gjatë së sotme, ku ata mund të miratojnë një marrëveshje dhe t’i japin fund dy javësh negociatash të vështira.

Marrëveshjet e arritura në samitet e OKB-së për klimën duhet të arrihen me konsensus, pas së cilës vendet individuale janë përgjegjëse për përmbushjen e marrëveshjes përmes politikave dhe investimeve kombëtare.


Dokumenti prej 21 faqesh u bën thirrje vendeve të braktisin lëndët djegëse fosile në sistemet e tyre energjetike. Më shumë se njëqind shtete kishin kërkuar më parë një shfuqizimin e plotë.

Gjithashtu përfshihet një objektiv për të trefishuar kapacitetin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, dhe dyfishimin e ritmit të efiçencës së energjisë gjatë asaj periudhe. Vendet e G20 tashmë janë angazhuar për këtë.

Të hënën në mbrëmje, kryesia e konferencës për klimën publikoi një draft të tekstit, i cili shkaktoi protesta të stuhishme nga shumë vende dhe kritika se është shumë e dobët për të mbrojtur klimën. BE tha se ishte e papranueshme. Drafti i fundit tani shkon disi në drejtim të atyre kritikave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori