LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile

Miratohet Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili është përgatitur me iniciativë të zëvendëskryeministres për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.

Nga Qeveria thonë se miratimi i këtij ligji jep dritën jeshile për futjen e një mekanizmi shtesë kundër korrupsionit në legjislacionin e RMV-së, me qëllim arritjen e rezultateve më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra për t’u përballur më efektivisht me mosndëshkimin dhe blerjet e paligjshme të pasurisë.

“Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të pengohet çdo përfitim nga pasuria, e cila në procedurën sipas këtij ligji do të konstatohet se nuk është fituar nga burimet ligjore. Ky ligj kufizon të drejtën e pronës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe praktikën e GJEDNJ-së për këtë lloj konfiskimi”.


“Ky ligj nuk është zëvendësues i konfiskimit në procedurë penale, por është instrument dhe mekanizëm shtesë ndihmës. Është veçanërisht e rëndësishme që ligji parasheh mundësinë që prona e konfiskuar në procedurë civile të përdoret për realizimin e nevojave dhe qëllimeve shoqërore në shoqëri”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori