Miratohet ligji në Mal të Zi - shqiptarëve iu lejohet përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve nacionale

Me 41 vota për Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale. Për votuan deputetët e koalicionit në pushtet me përjashtim të Andrija Popoviq (LP) i cili nuk votoi, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin prezent në sallë.Ky ligj parasheh përdorimin e lirë të simboleve nacionaleMinistri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka tha se miratimi i ligjit do të forcojë vlerën multinacionale të Malit të Zi. Siç theksoi, miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit. Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet nacionale janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e të shprehurit. Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit. Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut ”, tha Nimanbegu./malesia.me/









































