Miratimi i dhënies nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët për muajin prill, shqyrtimi i buxhetit për vitin 2022, caktimi i vlerës së pagës minimale prej 250 euro neto dhe ndalimi i eksporteve të disa produkteve bazike, ishin disa nga ngjarjet kryesore që karakterizuan javën në Kosovë.
Qeveria e Kosovës më mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj 100 milionë euro shtesë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për të ndihmuar qytetarët nga kriza e rritjes së çmimeve.
“Që në muajin prill po dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionisteve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ku nga kjo do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë”, është shprehur kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të kësaj ndihme, shkruan Telegrafi.
“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës. Po ashtu, kjo shumë do të ndahet edhe për 80 mijë zyrtarët publik”, ka shtuar ai.
Kurti ka theksuar se edhe studentët do të përfitojnë nga kjo shumë.
“Studentët do t’i përkrahim me shumë të menjëhershme prej 100 euro, ku do të përfitojnë 80 mijë studentë”, ka theksuar Kurti.
Sipas tij, vlera totale e kësaj përkrahje është mbi 100 milionë euro e që do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.
“Vlera totale e të gjitha këtyre është mbi 100 milionë euro. Nga këto masa do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht secila familje e Kosovës”, ka përfunduar Kurti.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto, duke hequr edhe tatimin për këtë pagë.
“Për të përmbushur një premtim tjetër të programit qeverisës sjellim sot për miratim Projektligjin që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto dhe për heqjen e tatimit për 250 euro. Pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë”, ka thënë ai.
Kurti gjithashtu, ka bërë të ditur se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, kurse nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.
Paga minimale në Kosovë është 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011, e cila është më e ulëta në Evropë.
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës (SSPK) është shprehur se nuk pranon pagë minimale nën 400 euro.
Kryetari i SSPK-së, Jusuf Azemi në një konferencë për medie tha se paga minimale nga Këshilli Ekonomiko-Social në Qeveri ka shkuar në formë joligjore.
Ai ka deklaruar se paga minimale prej 264 euro bruto tek Qeveria e Kosovës ka shkuar në mënyrë të kundërligjshme, duke shtuar se nuk e shohin shqetësuese por e marrin si anë pozitive që është lëkundur paga minimale nga 170 në 250 euro neto.
“Pavarësisht se çfarë vendimi ka marrë Qeveria dhe çfarë vendimi ka marrë Kuvendi i Kosovës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat qëndron me vendimin e saj të palëkundur se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Si kriter kryesor që e kemi marrë për caktimin e pagës 400 euro ju e dini se e kemi marr koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, të cilët me gjëra më elementare nuk kemi mundur të kalojë nën 400 euro shpenzime. Në njëfarë forme cila është ajo e cila neve po na jep elemente shtesë që të kërkojmë këtë pagë është mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë pasi që në shumë kompani po ndihet mungesa e punëtorëve jo në numër të vogël por në numër jashtëzakonisht të madh sa që kanë filluar edhe të mbyllen kompanitë në mungesë të punëtorëve. Andaj ne themi se për shërbimet tona të cilat ne i japim pronarit të kompanisë ne e caktojmë çmimin, jo dikush tjetër”, ka thënë Azemi.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se rishikimi është i jashtëzakonshëm dhe se rishikimi i rregullt i buxhetit do të bëhet sërish në mes të vitit.
“Tre mujorin e parë të vitit kemi pasur 17 për qind më shumë të hyra, marrë parasysh edhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve është parë e nevojshme të kemi një rishikim të tillë që të reflektohen këto të hyra. Vlera që shtohet e buxhetit është 150 milionë e 500 mijë euro dhe rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, te kategoria subvencione dhe transfere. Kjo vlerë financohet nga rritja e të hyrave prej 66 milionë euro, nga financimi i jashtëm prej 40 milionë euro dhe pjesa tjetër vjen nga shfrytëzimi i bilancit tregtar ekzistues”, ka theksuar Murati.
Qeveria po ashtu ka vendosur që të ndaloj eksportin dhe rieksportin e disa produkteve bazike. Sipas kryeministrit Kurti, ky vendim po merret në një situatë kur është vështirësuar zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë.
“Invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte ushqimore në Evropë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjellë rritjet e çmimeve të produkteve në vend dhe evidencën e eksporteve të mallrave. Sot MINT ka sjell vendimin që ndalon eksportin dhe ri-eksportin të disa produkteve agro-ushqimore”, është shprehur Kurti.
Gjatë kësaj jave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka thënë se do të paraqesë ankesë pranë Gjykatës së Apelit pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë rreth pezullimit të përkohshëm të tarifave të reja të rrymës për të cilën ishte vendosur në fillim të muajit shkurt.
ZRRE-ja thekson se ende nuk e kanë pranuar ende aktvendimin, duke shtuar pa shqyrtimin e Gjykatës së Apelit ky vendim nuk bëhet i formës së prerë.
“ZRRE-ja, mbështetur në dispozitat ligjore të nenit 23 paragrafi 2 Nenin 49 pararagrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 63 të LKA-së, lidhur me Nenin 176 të Ligjit 03/L-006 për Procedurën Kontestimore do të parashtrojë ankesë brenda afatit ligjor pranë Gjykatës së Apelit. Për informimin tuaj sipas Nenit 176 paragrafi 2 të LPK-së, definohet se: ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e goditur me ankim”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Telegrafin.
“Përderisa kjo çështje pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me Nenin 66 të Ligjit për Konfliktet Administrative ku përcaktohet se: Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohet atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshëm”, thekson ZRRE-ja.
Gjykata Themelore në Prishtinë ne fund të javës së kaluar pati vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në mars kishte parashtruar padi kundër Vendimit të ZRRE-së, me të cilin janë aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt, Bordi i ZRRE-së kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, pas atij paraprak në 600kWh që ishte propozuar më parë. Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Kryetari i AKK, Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 injoron kostot e kontratave kolektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje