Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka filluar ushtrimi MBUROJA JETËSORE (VITAL SHIELD), Ushtrim Tavoline Pune (UT), testim i mekanizmit reagues në skenarin mbi menaxhimin e materialeve të rrezikshme bërthamore, radiologjike dhe produkteve për përdorim të dyfishtë, që ndërlidhet me testimin e Draft Strategjisë Nacionale të RKS-së kundër armëve të shkatërrimit në masë.
Sipas njoftimit për media, qëllimi i këtij ushtrimi tre ditor (19-20 mars 2019), ku janë të përfshira të gjitha institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, është të vlerësojë dhe të përditësojë efikasitetin e draft strategjisë kombëtare për KASHM të Kosovës dhe përbërësit e saj.
“Qeveria e Kosovës nën patronatin e Qendrës RACVIAC, përmes mekanizmave të saj është angazhuar në hartimin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare dhe planin e masave, për të përballuar kërcënimet lidhur me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Faza përfundimtare e projektit ka të bëjë me vlerësimin dhe testimin e vetë strategjisë për të përcaktuar efektivitetin e saj në përballjen me kërcënimet potenciale të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (atomike, kimike, biologjike) dhe nëpërmjet këtij ushtrimi ku marrin pjesë të gjithë akterët do të testohet kjo draft strategji”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sipas njoftimit, ky ushtrim tavoline (UT) do të përdoret për nxjerrjen e përfundimeve reale me qëllim të përditësimit dhe testimit të efikasitetit dhe efektivitetit se si vendi (RKS) u përgjigjet një sërë sfidave të përhapjes së ASHM (armëve të shkatërrimit në masë ), ku përmes saj do t’ju ofrojë autoriteteve të Republikës së Kosovës rastin për të vlerësuar impaktin potencial të planit të veprimit lidhur me strategjinë kombëtare.
Në hapjen e këtij ushtrimi i cili mbikëqyret dhe fascilitohet nga ekipet e eksperteve të United States European Command (EUCOM), RACVIAC-ut (Qendrës për Siguri Rajonale) dhe DTRA (Agjencia për Mbrojtjen dhe Reduktimin e Kërcënimeve nga ASHM), kanë marrë pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, si dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit