Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu nënshkruan sot marrëveshjen për bashkëfinancim në zgjerimin dhe pastrimin lumit Llap në vlerë 90 mijë euro.
Agani, që ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Mendim Rugova, gjatë takimit me kryetarin e kësaj komune Agim Veliun, ka premtuar mbështetje edhe në projekte të tjera që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore.
“Me kënaqësi e nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtretërve në Komunën e Podujevës që mendojë se do të kontribuojë në parandalimin e vërshimeve dhe do të ndikojë po ashtu edhe në cilësinë e kujdesit për tokën bujqësore në komunë”, tha Agani.
Gjatë këtij takimi u fol edhe për aktivitetet që ministria po i ndërmerr në rregullimin e çështjes së ujërave të zeza në liqenin artificial të Batllavës.
“E njoftova kryetarin edhe për bisedat konkrete që jemi duke i zhvilluar në qeverinë e Hungarisë, në mënyrë që të bëhet një bashkëfinancim dhe të themi një hua marrje e butë për çka jemi duke punuar. Por ashtu biseduam edhe për zbatimin e udhëzimit administrativ për gjobat mandatore, për ndotjen e mjedisit”, përfundoi ministri Agani.
Agim Veliu, kryetar i Komunës së Podujevës, tha se gjatë takimit me ministrin biseduan edhe për mundësi të tjera të financimit që lidhen me ambientin dhe me trajtimin e ujërave të zeza.
“Sot nënshkruam edhe një marrëveshje bashkëfinancimi për rregullimin e shtretërve të lumenjve, saktësisht rregullimin e shtratit të lumit Llap në vlerë prej 90 mijë euro që Ministria e ka nda për Komunën e Podujevës për trajtimin e ujërave”, u shpreh Veliu.
https://vimeo.com/163385796
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp