LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë do të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë do të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë pritet ta ketë buxhetin e saj në vlerë mbi 100 milionë euro.

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e Qeverisë parasheh që duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes të jetë mbi 100 milionë euro.

Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi të bërë në faqen e tyre në Facebook.


“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje.

E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti po tregon përkushtimin e saj për një ushtri moderne.

“Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, Ushtri e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale.

E ardhmja është NATO”, ka shkruar ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori