LAJMI I FUNDIT:

Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë shpall konkurs për nënkolonelë

Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë shpall konkurs për nënkolonelë

Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë ka shpallur konkurs për 25 vende të reja të punës në ARM, ku mund të aplikojnë persona të cilët kanë kryer të paktën studimet e ciklit të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kandidatët do të duhet të mbarojnë të ashtuquajturin kurs për oficerë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve. Pastaj do të fitojnë gradën nënkolonel dhe do të punësohen në ministrinë përkatëse. Para se të arrijnë këtë gradë, kandidatët do të nisin punën e tyre nga grada toger, për të kaluar në atë të kapitenit, pastaj gradën major, për të arritur te grada nënkolonel.

Konkretisht ARM-ja ka nevojë për një intendant, një meteorolog, nëntë mjekë të përgjithshëm, dymbëdhjetë shërbyes teknik, shtatë prej të cilëve inxhinierë të diplomuar të makinerisë, tre inxhinierë të elektronikës, dy inxhinierë të diplomuar të teknologjisë informatike, si dhe dy persona për shërbime finanaciar.


Kandidatët e interesuar duhet të jenë më të rinj se 28 vjeç. Afati përfundimtar për paraqitje është 1 tetori i këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori