Ministria e Infrastrukturës shpjegon variantin që kalon përgjatë Drinit të Bardhë të Autostradës së Dukagjinit.
Kjo ministri përmes njoftimit për media, thotë se deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt janë mbajtur debate publike, ku sipas tyre ky variant është më i favorshëm për banorët e Rahovecin.
“Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janë mbajtur debate publike në të cilat kanë qenë të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, kompania projektuese, njësiti mbikëqyrës e drejtues komunal. Po i referohemi pikërisht Komunës së Rahovecit tek të cilët nuk kemi hasur një kundërshtim kaq të zëshëm që po paraqitet në medie tani për variantin e përzgjedhur. Për ri-informim të qytetarëve të kësaj komune dhe informim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në vazhdim po ju japim detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin”, thuhet në njoftimin e MI-së, përcjell Telegrafi.
Javë më parë, Këshilli i Banorëve Kundërshtues të Autostradës së Dukagjinit kishte paralajmëruar se nëse nuk zgjidhjet kjo çështje, ata pritet të organizojnë protesta duke bllokuar rrugët kyçe.
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas takim me përfaqësuesit e qytetarëve të Rahovecit, që po e kundërshtojnë trasenë e Autostradës së Dukagjinit, ka shkruar në Facebook se “kjo trase i dëmton tokat bujqësore të klasit të parë, e dëmton rrjedhën e natyrshme të Drinit të Bardhë dhe e bllokon qasjen e banorëve në këtë lum, që është burim i jetës për rrafshin e Dukagjinit. Po ashtu, kjo trase llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro më e shtrenjtë”.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës
Për shkak të debateve të shumta dhe keqinformimit që po shpërndahet nga një grup individësh, po ju japim detaje rreth përzgjedhjes së variantit final të autostradës së Dukagjinit.
Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janë mbajtur debate publike në të cilat kanë qenë të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kompania projektuese, njësiti mbikëqyrës e drejtues komunal. Po i referohemi pikërisht komunës së Rahovecit tek të cilët nuk kemi hasur një kundërshtim kaq të zëshëm që po paraqitet në medie tani për variantin e përzgjedhur.
Për ri-informim të qytetarëve të kësaj komune dhe informim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në vazhdim po ju japim detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin.
Gjatë hartimit të varianteve ideore, përveç kritereve teknike që dalin nga detyra projektuese, ne kemi marrë parasysh edhe këto kritere dhe analiza profesionale si:
1. Shpronësimi, (janë marrë për bazë të shpronësohen sa më pak toka bujqësore)
2. Faktori ekonomik, (të jetë me kosto ekonomikisht më i favorshëm),
3. Topografia e terrenit, (janë marrë parasysh gërmimet, mbushjet, urat, tunelet, nënkalime, mbikalimet, viadukte)
4. Gjeologjia dhe hidrologjia, (është marrë parasysh stabiliteti i truallit dhe trajtimi i rrjedhjes ujore),
5. Faktori ekologjik (ndikimet minimale në mjedis, trajtimi i ujërave sipërfaqësore nga rruga flora dhe fauna)
Mbi bazën e këtyre analizave në konsultim me ekspertët relevant, është përzgjedhur varianti paralel me lumin Drini i Bardhë për të vazhduar me hartimin e projektit detal, si rezultat i këtyre përparësive krahasuar me variantet tjera, si:
1. Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë,
2. Parandalimi i degradimit të lumit Drini i Bardhë,
3. Shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private
4. Aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokave bujqësore rreth lumit,
5. Nuk do të ketë as një parcelë të ndarë në dy pjesë, dhe
6. Krahasimet tjera mes dy varianteve (Variant 1 dhe Varianti ka lumi Drini i Bardhë)
Krahasimet e përafërta mes “Varianti 1” dhe “Variantit ka lumi Drini i Bardhë”
*Krahasimet janë bërë prej fshatit Marmull X=7458208.6527, Y=4691962.2659 deri te autostrada R7 X=7479761.3204, Y=4682459.9893
Krejt në fund, ritheksojmë se kosto e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit do të jetë rreth 600 milionë euro, ndërsa do të shpronësohen rreth 623 hektarë, prej të cilave jo të gjitha janë private. Për këto të fundit, vlerësimin nuk e bën Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Për gjithë ata që kërkojnë informata rreth këtij projekti, ju lutem të drejtohen tek MIT dhe jo të bien pre e keqinformimeve mbi bazën e politikave ditore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim