LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave: Nëse ka zgjedhje, KSHZ-së do t’i jepen më shumë mjete

Ministria e Financave: Nëse ka zgjedhje, KSHZ-së do t’i jepen më shumë mjete

Edhe pse me rebalans të buxhetit ministria e financave i ka shkurtuar fonde nga arka e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ata tani thonë që nëse ka zgjedhje do ti lëshohen mjete shtesë për organizim të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Kur u përpilua buxheti i shtetit për vitin 2016 ishin të planifikuara zgjedhjet e Prillit e ato të Qershorit dhe për këtë ka pasur buxhet të madh. Tani që u anuluan zgjedhjet ne me rebalansin e buxhetit shtetëror, i kemi hequr mjetet për zgjedhje. Nëse ka zgjedhje, do të ulemi dhe do të drejtojmë mjete shtesë që zgjedhjet të organizohen ashtu si duhet” thonë nga ministria e financave./Telegrafi/