Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.
Bajrami ka theksuar se MFT-ja gjatë këtij muaji ka ekzekutuar pagesa për rreth 10 mijë e 668 qytetarë.
“Pagesat janë ekzekutuar për masën 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); për masën 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); për masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe për masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë)”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ministria e Financave njofton opinion që është duke u vazhduar zbatimi i masave për ndihmë bizneseve dhe punëtorëve. Bazuar në përfundimin e procedurave vlerësuese të Komisioneve përkatëse dhe aprovimeve të aplikacioneve, Ministria e Financave nga data 12.06.2020 deri më datën 17.06.2020 ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë. Pagesat janë ekzekutuar për masën 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); për masën 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); për masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe për masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë).
Po ashtu, Ministria e Financave njofton që në proces të trajtimit janë edhe kërkesat tjera për pagesa, në koordinim midis komisioneve përkatëse dhe ministrive të linjës përgjegjëse dhe këto pagesa së shpejti do të realizohen.
Krahas listës prej 2629 përfituesve të aprovuar pardje, sot nga Komisioni është aprovuar edhe lista tjetër prej 985 përfituesve për masën 3b ku sipas Planit Operacional, këta persona do të përfitojnë 50% të Qirasë Bruto. Kjo pagesë do të aprovohet së shpejti dhe masa menjëherë do të ekzekutohet nga Ministria e Financave.
Ne jemi në proces të konsolidimit të komisioneve dhe presim që së shpejti t’i adresojmë të gjitha aplikacionet dhe t’i paguajmë ato të që janë aprovuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë