LAJMI I FUNDIT:

Murati nënshkruan marrëveshje me USAID-in për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave

Murati nënshkruan marrëveshje me USAID-in për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave

Ministri i Financave, Hekuran Murati së bashku me Drejtoreshën e Projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”, Maia Gogoladze, kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë tek organizatat buxhetore.

Sipas njoftimit të ministrisë, kjo marrëveshje e mirëkuptimit parasheh përmirësimin e shërbimeve publike duke krijuar një sistem elektronik përmes të cilit përcillen faturat në secilën hallkë të procedurës administrative përbrenda organizatave buxhetore, duke rritur kështu efikasitetin në shpenzimin e parasë publike dhe kontrollin e brendshëm financiar.

“Gjithashtu, krijimi i një sistemi të tillë elektronik mundëson garantim të transparencës, si pjesë e reformës për digjitalizim dhe zvogëlim të barrës administrative”, thuhet në komunikatën për media.


Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Murati ka thënë se “krijimi i sistemit elektronik do të zvogëlojë mundësitë për keqpërdorime dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të financave publike përmes rritjes së transparencës”.

Në këtë linjë, Drejtoresha e Projektit, Maia Gogoladze është shprehur se “me këtë sistem do t’u mundësohet mbikqyrësve institucional, por edhe operatorëve ekonomik, të shohin në kohë reale se në cilin hap të procesimit gjenden faturat, identifikon fytat e ngushtë në proces, dhe shmangë vonesat, gjë që dukshëm do të përmirësojë shërbimet ndaj operatorëve ekonomik dhe do të mundësojë menaxhim më të mirë të financave publike në përgjithësi”.

Të dyja palët deklaruan edhe njëherë përkushtimin e tyre të përbashkët në zbatimin e projekteve të cilat përforcojnë mekanizmat e llogaridhënies dhe rrisin efikasitetin në shpenzimin e parasë publike ashtu që të rritet shpejtësia e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori