LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: Janë përgatitur ndryshime në Rregulloren për të Drejtat e Grave dhe Vajzave të Burgosura

Ministria e Drejtësisë: Janë përgatitur ndryshime në Rregulloren për të Drejtat e Grave dhe Vajzave të Burgosura

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ndryshimet në Rregulloren për ndarjen, klasifikimin dhe zhvendosjen e personave të dënuar në Institucionet ndëshkimore-korrektuese.

Me ndryshimet parashikohet, nëse personi i dënuar nga gjinia femërore, që është dënuar me dënim burg deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin e burgut deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë lehtësimet në përputhje me rregulloren dhe rendin shtëpiak të ShNK “Idrizovë”.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, në një konferencë për shtyp tha se në periudhën e kaluar bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, e kanë shqyrtuar mundësinë në rregulloren e mëparshme për rregullim në ShNK “Idrizovë”, me të cilën ishte kryer një padrejtësi ndaj të dënuarava të gjinisë femërore.


“Pas mendimit nga ana e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, ku na thanë se ka diskriminim indirekt ndaj të dënuarave të gjinisë femërore në departamentin e grave dhe vajzave, në krahasim me të dënuarit të gjinisë mashkullore – gjetëm një zgjidhje me ministrin. Sa më shpejtë që të jetë e mundur, pas përgatitjes së tekstit nga Sekretariati për Legjislacion, do të nënshkruhet rregullorja dhe në përputhje me të, të dënuarat të gjinisë femërore do të mund të shfrytëzojnë lehtësimet që janë për të dënuarit e gjinisë mashkullore”, theksoi Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori