LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: E pranuam shkresën nga Lëvizja Besa

Ministria e Drejtësisë: E pranuam shkresën nga Lëvizja Besa

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se ka marrë shkresën nga Lëvizja Besa, në cilën kërkohet që gjatë përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese të merret parasysh ndryshimi i Amendamentit V të Kushtetutës.

“Ministria e Drejtësisë njofton se të gjitha kërkesat lidhur me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të formohet së shpejti, në të cilin anëtarë do të kenë edhe partitë politike, përfshirë edhe partinë BESA”, shprehen nga Ministria e Drejtësisë.

Lëvizja Besa kërkon ndryshime kushtetuese edhe për gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Lëvizja Besa kërkon ndryshime kushtetuese edhe për gjuhën shqipe

Fatmir Sabriu nga Departamenti i Drejtësisë pranë Lëvizjes Besa sot në konferencë për shtyp para Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se Maqedonia ndodhet në një moment historik dhe të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.


“E vlersojmë si moment jashtzakonisht të volitshëm që përmes një kohezioni intra-etnik dhe ndër-etnik të korigjojmë gabimet historike që janë bërë përmes formulimeve jo adekuate në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të ndërtuar një kushtetutë e cila do jetë burim kryesor i paqes, tolerancës dhe vlerave demokratike. Andaj Lëvizja BESA në bazë të dispozitave të nenit 130 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes kësaj kërkese i sugjeron dhe kërkon nga propozuesi i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese, pra Qeverisë së RMV-së, që gjatë përpilimit të draft-verzionit për ndryshimet kushtetuese që do t’i dërgohet për debat Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Sabriu nga Lëvizja Besa.

Më herët, edhe ministri Krenar Lloga u shpreh se krahas ndryshimeve kushtetuese që hapin rrugën drejt Bashkimit Evropian, ka mundësi të hapet Kushtetuta edhe në pjesën ku gjuha shqipet quhet 20%, ndërsa zv.kryeministri Bojan Mariçoq u shpreh se nuk është koha që të përfshihet gjuha shqipe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori