Ekzekutivi po vazhdon procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura dhe atyre qeveritare, por ende nuk se sa prej 80 agjencive aktuale do t’i nënshtrohen procesit të racionalizimit. Nga shoqëria civile thonë se vendi ka shumë agjenci të pavarura dhe se disa nga to duhet të shuhen.
Disa nga dikasteret qeveritare po vazhdojnë vendosjen e vijave llogaridhënëse dhe zvogëlimin e agjencive të pavarura dhe ekzekutive. Për këtë qëllim gjatë këtij viti pritet të përfundojë një analizë me të cilën synohet zvogëlimi i numrit të agjencive të pavarura. Zëvendës/ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, i ka thënë Radio Kosovës se janë në finalizim të analizës për valën e tretë të racionalizimit të agjencive.
“Kemi edhe një fenomen tjetër tek agjencitë, pasi ka shumë të tilla nën Kuvendin, dhe kanë funksione ekzekutive, që nuk ndodhë askund. Detyrë tjetër është që këto agjenci të transferohen nga legjislativi tek ekzekutivi”, tha ai.
Nga MPBA nuk kanë treguar se sa agjenci mund të shuhen.
Në përgjigjen me shkrim kanë thënë se “gjatë dy viteve të fundit është shënuar progres i rëndësishëm në funksionimin e administratës shtetërore”.
Në dy viteve të fundit, Kuvendi i Kosovës miratoi dy ligje për racionalizimin e gjashtë agjencive të pavarura duke i shndërruar në segmente të ekzekutivit.
Racionalizimi dhe shuarja e disa agjencive është domosdoshmëri, vlerëson Naser Shamolli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
“Puna duhet të realizohet në dy drejtime. Në vendosjen e vijave llogaridhënëse dhe zhvendosjen e disa agjencive nga legjislativi në ekzekutiv, si dhe në reduktimin e numrit të agjencive që aktualisht është mbi 80-të. Nuk ka nevojë për një numër aq të madh të agjencive”, tha ai.
Nevojën për zvogëlimin e numrit të agjencive të pavarura e thekson edhe Mexhide Demolli, nga Lëvizjen Fol, e cila shprehet e pakënaqur me punën e qeverisë në lidhje me agjencitë e pavarura.
“Fatkeqësia qëndro në atë siç ka ndodhë me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas që është vendosur në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Demolli.
Ajo shton se është parë themelimi i agjencive të reja që krijon përshtypjen, “e një skene të njohur nga qeveritë e kaluara” ku formimi i tyre bëhet “më shumë për militantët e vet se sa tu shërbejnë qytetarëve”.
Përkundër numrit të madh agjencive të pavarura dhe nismës për shuarjen e disa prej tyre, së fundmi, Qeveria ka miratuar pesë rregullore me qëllim të funksionalizmit të Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova