Shtyhet mbajtja e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që të shtyhet data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore. Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShP-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, transmeton Telegrafi. Sipas vendimit, datat e reja për mbajtjen e këtyre testeve janë: Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 20.08.2020 dhe Testi i Maturës do të mbahet më datë 29.08.2020. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























