LAJMI I FUNDIT:

Ministri Spasovski kritikon gjyqësinë për rastin e Cekovkës

Ministri Spasovski kritikon gjyqësinë për rastin e Cekovkës

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se ulja e dënimit me burg për vozitësin që shkeli studenten Frosina Cekovska nga Kriva Pallanaka tregon se gjyqësia ende s’është reformuar.

“Vendime të gjykatave nuk komentoj. Ajo që ndodhi me studenten nga Kriva Pallanka, tregon se sa duhet të reformohet gjyqësia. Vendimet gjyqësore s’komentohen, por për vendimet që janë të këqija për shtetin dhe individin, duhet të reagohet. Kaluam në një periudhë të 11 viteve kur kur rregullat u bënë përjashtime dhe përjashtimet u bënë rregulla, me çka u ndryshua edhe mentaliteti i qytetarëve”, tha ministri Spasovski duke iu qytetarëve të Velesit në pyetjen se si ndihet pasi që Gjykata e Apelit ia uli dënimin vozitësit i cili ia mori jetën vajzës në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedonia.

Gjykata e Apelit ia uli dënimit prej katër në tre vite burg të akuzuarit Ljubisha Vidojkoviq, i cili në vija të bardha në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, më 3 prill të vitit 2015 me shpejtësi prej 85 kilometra në orë dhe me prani të alkoolit, me automjet ia mori jetën këmbësores Cekovska e cila kishte 19 vite.


Me vendimin e parë Vidojkoviq u dënua me 6.5 vite burg ndërsa Gjykata e Apelit riktheu përsëri në rigjykim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori