Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur për gjuajtjen me “armë me gaz” që ai kishte bërë në një dhomë gjatë një feste.
Shala, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë ajo ka qenë një ndejë private dhe se ata nuk e kishin shqetësuar askënd me ato veprime.
Ai thotë se në gjyq u ka sqaruar rastin se nuk kishte njohuri që gjuajtja me armë me gaz përben vepër penale.
“Dëgjoni burra, më kuptoni pse kam festuar atë ditë. Ka qenë një festë mes miqsh në një vend të izoluar pa shqetësuar askënd, pa dëmtuar askënd pa i shkaktuar zhurmë askujt”
“…Ka dalë një video nga vet njerëzit që kanë qenë brenda. Nuk e kemi pasur problem as që kam tentuar ta ndalojë dikë të bëjë një video të tillë. Nuk jemi mbledhur brenda për të bërë diçka të fshehtë”.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar falje për atë vepër që mund të ketë qenë e papërshtatshme.
“Duke pasur parasysh akuzën që jam përballë…, në ditën e festës për lirimin tim nga akuza disavjeçare, unë kam festuar ndoshta jo në mënyrën jo të duhur dhe kërkojë falje nga qytetarët e Kosovës. Unë sinqerisht nuk e kam ditur që përdorimi i një arme me gaz është vepër penale”.
Shala thotë se në kohën kur e ka kryer këtë vepër nuk ka qenë Ministër pasi do të kishte qenë edhe më i kujdesshëm.
“Edhe pse nuk e kemi shqetësuar askënd, kjo nuk motivon që kushdo që bën festë të gjuaj me armë. Jo, është e ndaluar. I lus qytetarët të mos i përdorin armët, unë pajtohem të marrë masën që parashihet me ligj”, tha ndër të tjera Endrit Shala./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit