LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi për vetingun në drejtësi: Të bëhet në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në

Ministri Selimi për vetingun në drejtësi: Të bëhet në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, gjatë pranimit të mandatit të tij si ministër, ka folur edhe për vetingun në drejtësi.

Selimi tha se llogaridhënie ka pasur gjithmonë, por siç tha ai nuk duhet të krijohen mekanizma politik të njëanshëm të kontrollit të prokurorisë dhe gjyqësorit.

Tutje Selimi theksoi se në çdo llogaridhënie që duhet dhënë, prezent duhet të jenë edhe SHBA-të dhe BE-ja.


“Kemi pasur llogaridhënie që nga krijimi i institucioneve të drejtësisë. Duhet të vazhdoj llogaridhënia, por nuk duhet të krijojmë mekanizma politik të njëanshëm të kontrollit të prokurorisë dhe gjyqësorit. Për ne është e rëndësishme që kjo llogaridhënie nëse bëhet, duhet të bëhet me të gjithë hisedarët në tavolinë. Është e rëndësishme që në tavolinë të jenë, KPK, KGJK-ja por dhe më e rëndësishme që në tavolinë të jenë SHBA-të, me të cilët e kemi ndërtuar këtë sistem të drejtësisë dhe Bashkimi Evropian (BE). Lloji i mekanizmit të mos jetë politik, por gjithëpërfshirës. Dje kemi pas një bisedë të shkurt edhe me kryeministrin Hoti, dhe do të jemi në koordinim të ngushtë për të gjetur zgjidhje që ky mekanizëm të mos jetë politik por gjithëpërfshirës”, ka thënë Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori