LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka fton bizneset polake të investojnë në Kosovë

Ministri Lluka fton bizneset polake të investojnë në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po qëndron në Varshavë, i ftuar nga ministrja e Sipërmarrjes dhe Teknologjisë, Jadviga Emilewitz. Gjatë kësaj vizite ministri Lluka i ka bërë thirrje bizneseve polak që të kthejë sytë nga Kosova.

“Polonia, ndërmarrësia polake është e interesuar për Ballkanin dhe në veçanti për Kosovën. Ne marrim kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian dhe Ballkani është njëri nga prioritetet tona»”, tha ministrja e Sipërmarrjes dhe Teknologjisë së Polonisë, Jadviga Emilewitz.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një ministri kosovar në njërin nga shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian. Ministri Lluka, e njohu anëtaren e Qeverisë polake, që shoqërohej nga një grup drejtuesish agjencish shtetërore të nxitjes dhe garantimit të investimeve, si dhe të disa bankave, me zhvillimet në ekonominë kosovare dhe përparësitë që i ofron vendi investitorëve të huaj.


Po ashtu ai i ka treguar asaj, me disa prej proceseve ku ka hyrë sektori minerar dhe energjetik, si dhe veçoi sektorin e informacionit dhe teknologjisë si një sektor tërheqës për investitorët polakë dhe ata evropianë në përgjithësi.
“Kosova është treg i vogël, por shumë kompani të huaja po vendosen tek ne, duke synuar tregun evropian dhe duke shfrytëzuar lehtësitë për të bërë biznes”, tha Lluka.

Polonia është vend i zhvilluar ekonomikisht, lider botëror në ofrimin e shërbimeve teknologjike dhe shquhet si një nga vendet kryesore në eksportin e këtyre shërbimeve, model për të cilin Ministri Lluka është i fokusuar që të ndiqet edhe nga Qeveria e Kosovës si dhe bizneset kosovare.

Dy ministrat ranë dakord për të organizuar shumë shpejt një forum biznesi të fokusuar në disa sektorë me prioritet.
Po ashtu ministri Lluka i kërkoi Polonisë të dërgojë një grup ekspertësh të cilët do të ndihmojnë sektorë të caktuar për zhvillim, kërkesë që u konsiderua nga mikpritësja polake.

Gjithashtu të dy ministrat e konsideruan si prioritare firmosjen e një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve, si kuadër ligjor që do të inkurajonte ardhjen e biznesit polak në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori