LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lekaj: I shkrova Gjiknurit për taksën, po nuk më ktheu përgjigje

Ministri Lekaj: I shkrova Gjiknurit për taksën, po nuk më ktheu përgjigje

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku e informoi se nuk ka marrë përgjigje nga homologu i tij Gjiknuri për taksën e Rrugës së Kombit.

Posti i plotë i ministrit Pal Lekaj në Facebook

Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e rithkesova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.


Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.

Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.

Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm. /Telegrafi/