Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, tha se në rast se Kosova nuk mund të shpëtohet nga vorbulla në të cilën ka rënë do të jetë një shtet nën kontrollin e FETO-s.
Ministri Çavushoglu, në mbledhjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Alanya, mes tjerash komentoi edhe rreth situatës në Kosovë, pas deportimit të gjashtë pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO/PDY nga Kosova në Turqi.
Kryediplomati turk, i cili tha se do të ndjekin pjesëtarët të pabesë të FETO-s kudo që të jenë, theksoi se do t’i ndjekin edhe brenda edhe jashtë Turqisë.
“Me ikje jashtë vendit, atje nuk mundeni ta tradhtoni shtetin turk. Kudo që të jeni nuk ka rehati, nuk ka qetësi për ju. Kudo që të jeni do të jepni llogari. Këto ditë i sjellim këto nga disa shtete, dhe i dorëzojmë drejtësisë, gjyqësorit. Së fundi i sollëm nga Kosova. Kosova hyri në telashe. Pse hyri në telashe? Pse u larguan nga detyra? Ndërsa jemi shteti i dytë që njohu Kosovën pas SHBA-ve dhe jemi duke luajtur një politikë aktive në botë për njohjen e Kosovës”, tha Çavushoglu, raporton Anadolu Agency.
Ministri Çavushoglu theksoi më tej se “Presidenti ynë kurdo që ka ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën, në bisedën e tij me kryeministrin, presidentin e atij vendi ia kujton këtë. Këtë e bëjmë sepse i besojmë kësaj”.
“Marrëdhëniet me Serbinë janë të shkëlqyera. Pika e vetme në të cilën nuk mund të pajtohemi është Kosova. Me Serbinë i zhvilluam marrëdhëniet duke e marrë Kosovën në kllapa. Me Serbinë duam në çdo aspekt të zhvillojmë marrëdhëniet, ashtu edhe me gjithë. Por pse Kosova? Më së shumti ne investojmë. Jemi në vendin e tretë. Ka dy shkaqe; e para FETO. Kanë infiltruar në pikat më të thella të çdo institucioni. Pse i larguan nga detyra disa? Ja njëri prej atyre që erdhi, rrëfeu: Jemi duke i shkolluar fëmijët e atyre, prandaj. I marrin fëmijët e tyre, i marrin fëmijët e elitës. Ato hyjnë në institucionet shtetërore dhe kontrollojnë brenda. Edhe Kirgistanit i bëjnë kështu. Edhe në shtetet tjera. Në Afrikë bëjnë kështu. Gjithashtu edhe shpenzojnë shumë para”.
Çavuşoğlu u shpreh se “Në rast se Kosova nuk mund të shpëtohet nga kjo vorbull ku ka rënë, bëhet shtet nën kontrollin e FETO-s. Jemi të detyruar si Turqi t’i tregojmë këto të fakte. Nuk i pranojmë as fjalimet që i bëjnë ndaj Turqisë. Përgjigja e miqësisë, vëllazërisë dhe mbështetjes nuk duhet të jetë kjo. A jeni miku i dy pabesëve, ose i Turqisë? Ne gjatë historisë kemi qenë mik dhe vëllezër. Edhe pas kësaj do jemi kështu. Duhet të pastrohen pabesët nga vendi jonë dhe nuk duhet të lejojmë që të marrin peng marrëdhëniet tona”.
Ai theksoi se reagimet erdhën pas presionit të “mbështetësve të këtyre të pabesëve”.
“Shpresoj që Kosova të pastrohet nga këta të pabesë. Vëllezërit tanë kosovarë të gjejnë paqe, por pa marrë parasysh, qoftë në Kosovë qoftë në ndonjë vend tjetër nuk do të lejojmë strehimin e tradhtarëve ndaj nesh. Kjo nuk është përzierje në punët e brendshme të tyre. Kosova nuk duhet të strehojë në vendin e saj tradhtarët që kanë bërë grusht shteti në Turqi. Kjo është ajo që presim nga miku. Shpresojmë se pas kësaj Kosova ndërmerr hapa të përgjegjshëm dhe bën atë që kërkon miqësia dhe vëllazëria”, tha minstri i jashtëm turk.
Çavushoglu gjithashtu tha se punimet dhe lufta e tyre nuk është vetëm kundër FETO-s, por edhe kundër PKK-së dhe YPG-së. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri