LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm holandez: Shqipëria të luftojnë krimin dhe të rimarrë azilkërkuesit

Ministri i Jashtëm holandez: Shqipëria të luftojnë krimin dhe të rimarrë azilkërkuesit

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok ka reaguar për rrëzimin e kërkesës së Holandës nga Komisioni Europian për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Blok thotë se Komisioni Evropian ka treguar se nuk ka bazë të mjaftueshme për rrëzimin e kërkesës sonë.

Ndaj ai kërkon nga Shqipëria të vazhdojë të luftojë krimin dhe të rimarrë personat që kanë aplikuar për azil pa arsye.


Komisionin Evropian refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë.

Një zëdhënës i Komisionit, tha për RTV Ora se Shqipëria vijon të plotësojë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni vlerëson se në situatën e tanishme nuk janë rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave”, tha ai.

Komisioni, shtoi zëdhënësi se  do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

Ndërkohë vendimi u konfirmua edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori