LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Azilkërkuesit shqiptarë, problem i përsëritur për Francën

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Azilkërkuesit shqiptarë, problem i përsëritur për Francën

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg ishte sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me homologun Gent Cakaj, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët.

Pasi konfirmoi qëndrimin e qartë të Austrisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Schallenberg tha se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të jenë një problem për Francën.

“Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë, ne duam të hapet dritat jeshile për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Situata e azilkërkuesve shqiptarë vazhdon, ne jemi në dijeni. Është një situatë që e prek më pak Austrinë sesa shtetet e tjera anëtare. Është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë”, u shpreh ministri austriak.


Ndërsa ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj theksoi se, “Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatave për anëtarësim”.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të merret më 18 tetor, në samitin e Këshillit Evropian. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori