LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit kërcënoi drejtpërdrejt Hezbollahun: Atë që po bëjmë në Gaza, mund t’ua bëjmë edhe juve

Ministri izraelit kërcënoi drejtpërdrejt Hezbollahun: Atë që po bëjmë në Gaza, mund t’ua bëjmë edhe juve

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar Hezbollahun e Libanit që Bejruti do të mund ta ketë fatin e Gazës nëse grupi pro-iranian e fut Libanin në luftë.

“Ajo çfarë mund të bëjmë në Gazë, mund ta bëjmë edhe në Bejrut”, ka thënë Gallant gjatë vizitës në veri të Izraeli, në afërsi të kufirit me Libanin, transmeton Telegrafi.

“Nëse Hezbollahu kryen gabime të tilla këtu, të parët që do ta paguajnë çmimin janë qytetarët”, paralajmëroi ministri izraelit.


Ai shtoi se ky grup shiit po e tërheq Libanin në luftë.

A do të jetë e mundur që Autoriteti Palestinez të udhëheqë Rripin e Gazës pas Hamasit?
Lexo po ashtu A do të jetë e mundur që Autoriteti Palestinez të udhëheqë Rripin e Gazës pas Hamasit?

Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite në frontin libanezo-izraelit që nga 8 tetori, dhe 70 luftëtarë të saj janë vrarë që atëherë. U vranë edhe disa civilë, shkruan Reuters.

Izraeli ka rritur rrethimin e Gazës pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, në të cilin Izraeli thotë se 1.200 njerëz u vranë dhe rreth 240 u rrëmbyen në enklavën palestineze.

Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se më shumë se 11,000 njerëz, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionin e tij në brezin e vogël bregdetar prej 2.3 milionë banorësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori