Ministri është nervozuar dhe mllefin tij e ka shprehur kundër punëtores që punonte në hyrje në komunës.

Portali “Ohrid1” ka njoftuar se ministri Pavlleski i ka bërtitur me zë të lartë punëtores se si është e mundur që ajo mos ta njohë atë.


“Ti mua nuk më njeh? Më shiko mirë. Unë jam Bil Pavlovski, ministër jam! Më shiko mirë, tre herë kam ardhur këtu. Më shikon mirë, ok”, i ka bërtitur me nervozizëm ministri punëtores.

Ajo është arsyetuar se ka vepruar sipas instruksioneve dhe se menjëherë do ta njoftojë kryetarin për ardhjen e ministrit.

Pas incidentit gruaja e punësuar menjëherë e ka hapur derën e kabinetit dhe e ka pranuar brenda ministrin. /Telegrafi/