LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj dhe ambasadori Bertoncelj flasin për mundësitë e bashkëpunimin në fushën e inovacionit

Ministri Beqaj dhe ambasadori Bertoncelj flasin për mundësitë e bashkëpunimin në fushën e inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimin të Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e inovacionit, si dhe për shkëmbimin e përvojave të rëndësishme për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj, në emër të Qeverisë së Kosovës, e falënderoi ambasadorin Bertoncelj për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të Sllovenisë dhe Kosovës, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia si vend mik i ka dhënë Kosovës, shkruan Telegrafi.

Besim Beqaj u shpreh i interesuar për mbështetje në fushën e shkëmbimit të përvojave sllovene në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe marrjen e ekspertizës shumë të nevojshme nga Sllovenia si shtet anëtarë i BE-së.


“Bashkëpunimi me Slloveninë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe marrja e ekspertizës sllovene në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomik dhe transformimin e saj në ekonominë digjitale, është shumë i rëndësishëm për Kosovën, tha ministri Beqaj në takim me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Ministri Beqaj po ashtu ka thënë se Sllovenia ka shumë ekspertizë në fushën e TIK, dhe se ka marrë zotimin nga ambasadori slloven për mbështetje të pakursyer për transformimin e ekonomisë tonë në ekonomi digjitale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori