Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu është kundërpërgjigjur deklaratave të partive opozitare veçanërisht PDK-së dhe LDK-së.
Haxhiu ka thënë se për herë të parë Republika e Kosovës ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë.
“Për herë të parë tre krerët e institucioneve janë të unifikuar me qëndrimet e tyre përball Serbisë dhe do të doja që këtij unifikimi t’i bashkohet edhe opozita”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se në të kaluarën gjithmonë ka pasur lëshim pe karshi Serbisë.
“Sa herë që ka pasur kërkesë nga Beogradi nga Vuçiqi asnjëherë jo nuk i keni thanë. Pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndjejmë ne sot”, ka thënë Haxhiu, shkruan Telegrafi.
Ministrja u tregua edhe më e ashpër me shefat e grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së, Abelard Tahiri dhe Arben Gashi.
“Ju ftoj mos me i keqinformu qytetarët e Kosovës. Me dal shefi i Grupit parlamentar të PDK-së dhe LDK-së e me thanë që nuk ka prokurorë e gjyqtarë në veri, shumë pak është me thanë që është keqinformim.
A je në gjendje me dhanë dorëheqje nëse ajo çka ke than ti është e pavërtetë. Tash jam e gatshme bashkë me ty e me Arbenin me shku në Gjykatë në Mitrovicë aty janë prokurorët dhe gjyqtarët. Prandaj mos shpifni e mos manipuloni”, tha Haxhiu.
Pas këtyre deklaratave pati replikë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili e quajti Haxhiun “ministre e sanksionuar e SHBA-ve”.
“Nuk e di a ka gjë më të padinjitetshme në këtë vend sesa me u sanksionua prej SHBA-ve. Po të shohim që ki silket të madh, ki telashe të madhe. Reagon del akuzon”, tha Tahiri.
Ai shtoi se si opozitë po kërkojnë angazhim të Qeverisë në fuqizim të shtetit të Kosovës në një pjesë ku janë larguar 570 polic.
“Po kërkojmë angazhimin e Prokurorisë në luftimin e Veslenoviqit dhe Radiociqit që i kemi përzënë nga Kosova .Ju të sanksionuarit nga SHBA-të keni filluar me kriju një ambient për krim, korrupsion e kontrabandë”, tha Tahiri.
Ai i kërkoi ministres Haxhiu që të jap dorëheqje.
“Unë me qenë në situatën tënde vërtetë kisha dhënë dorëheqje sepse është e turpshme me ushtruar pozitën e ministres së Drejtësisë një njeri që sanksionohet nga SHBA-të”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit