LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e Financave të BE-së dështojnë të arrijnë marrëveshjen për ndihmë kundër COVID-19

Ministrat e Financave të BE-së dështojnë të arrijnë marrëveshjen për ndihmë kundër COVID-19

Ministrat e Financave të Eurozonës nuk arritën një marrëveshje se si të sigurojnë stimul shtesë për të luftuar ndikimin ekonomik të pandemisë Coronavirusit.

Virusi i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka ndalur ekonomitë kryesore evropiane. Aktiviteti i bizneseve është mbajtur i pezulluar në të gjithë rajonin dhe qeveritë kanë tashmë presionin që të ndërmarrin veprime të guximshme për të mbështetur bizneset dhe qytetarët në tejkalimin e situatës, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, pas 16 orësh bisedimesh, ministrat e Financave mbetën të ndarë në mënyrën më të mirë për të siguruar kredi dhe nëse do të shkojnë deri në lëshimin e borxhit të përbashkët të BE-së.


Takim vendimtar i ministrave të Financave të BE-së në kohën e pandemisë së Coronavirusit
Lexo po ashtu Takim vendimtar i ministrave të Financave të BE-së në kohën e pandemisë së Coronavirusit

“Ne arritëm në një marrëveshje, por me sa duket nuk jemi akoma atje”, tha Mario Centeno, i cili kryeson takimet midis 19 ministrave.

Grupi kishte punuar në një linjë të re krediti që do të sigurohej nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, një fond urgjent që u krijua në vazhdën e krizës së borxhit sovran. Disa nga vendet, në veçanti, Hollanda, po bëjnë presion për kushte të shtuara të kredive. Sidoqoftë, shtetet e tjera kryesisht të Evropës Jugore, si Italia dhe Spanja, nuk duan të paraqesin ndonjë objektiv fiskal në këmbim të kredive të reja. /Telegrafi/