LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Bushati e Kotzias arrijnë marrëveshje për detin, kalojnë tek ligji i luftës

Ministrat Bushati e Kotzias arrijnë marrëveshje për detin, kalojnë tek ligji i luftës

Bisedimet e ministrit të jashtëm grek, Nikolas Kotzias me homologun shqiptar Ditmir Bushati janë fokusuar në problemet e minoritetit grek që jeton në Shqipëri, si dhe do te diskutohet për pikat e mbetur pezull në marrëveshjet për të cilat palët kanë dakortësi ose qasje.

Ajo që thuajse është përfunduar, është Marrëveshja e Detit, ku sipas informacioneve të Top Channel, dakortësia u arrit.

Pala greke pranoi se me marrëveshjen e 2009, Shqipëria humb sovranitet në territor ndaj dhe është rënë dakord që të ketë një hartë të re. Pikërisht për këtë, do të ketë referime të reja në terren, nga të cilat Shqipëria nuk humb asnjë metër katror sipërfaqe.


Çështja e varrezave të të rënëve të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore do t’i bashkëngjitet listës së çështjeve të mbyllura mes dy vendeve.

Për Ligjin e Luftës, presidenca greke ka vlerësuar se heqja mund t’i bashkëngjitet traktatit të ri të miqësisë, i cili do të formulohet në muajt në vazhdim.

Në një interviste dhënë për Top Channel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zbuloi disa nga detajet e takimit.

“Kjo është një dosje jo e lehtë. Është rreth 70 e ca vjeçare e për pasojë kërkon kohën e vetë dhe instrumentet e duhur për një zgjidhje sipas frymës europiane dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar Bushati.

Shefi i diplomacisë ka nënvizuar se, pala shqiptare është paraqitur në këtë takim me një paketë, “ku çështjet janë vendosur sipas një tematike kohore dhe logjike”.

Por, “përsa kohë do vijojmë këtë proces diskutimi intensiv me palën greke do të më pëlqente të isha i rezervuar dhe i matur në deklarata”, ka shtuar Bushati.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori