LAJMI I FUNDIT:

Mini-implantet dentare – zgjidhja e duhur!

Mini-implantet dentare – zgjidhja e duhur!
Ass.Dr.Sci. Visar Disha

Mini-implantet dentare janë një mundësi e mirë për pacientët që kërkojnë t’i zëvendësojnë dhëmbët e humbur, por që nuk dëshirojnë ndërhyrje kirurgjike invazive për vendosjen e implanteve standarde ose kur nuk kanë mundësi t’i vendosin implantet standarde për shkak se nuk kanë masë të mjaftueshme kockore në nofullat e tyre

Ass. Dr. Sc. Visar Disha
Protetikë Stomatologjike
tel. +383 44 559 287

Mini-implantet dentare përmirësojnë kualitetin dhe cilësinë e jetës së pacientit. Protezat e mbështetura nga mini-implantet për dallim nga protezat konvencionale nuk lëvizin kur hamë ushqim, flasim ose buzëqeshim, që na bënë të ndihemi mirë dhe të kemi vetëbesim.


Kush mund të jetë pacient për vendosjen e mini-implanteve dentare?

• Keni humbur dhëmbë por nuk jeni të përgatitur për një trajtim kirurgjik invaziv, gjegjësisht një trajtim të kushtueshëm dentar?
• Protezat e kanë humbur stabilitetin dhe keni frikë se ato mund t’ju bien nga goja gjatë rutinës tuaj ditore?
• Keni vështirësi të hani apo të flisni normalisht për shkak të dhëmbëve që mungojnë?
• Dëshironi që buzëqeshja juaj të rikthehet në gjendjen e mëparshme origjinale?

Zgjidhje e duhur në këto raste janë mini-implante dentare.

Mini- implantet dentare apo implantet standarde?

Një mini-implant dentar është zakonisht sa gjysma e madhësisë së implantit standard që do të thotë se ato janë më pak të dhimbshme dhe më lehtë për t’u vendosur në krahasim me implantet standarde.

Pas vendosjes së implanteve standarde nevojitet 3 deri 6 muaj që nofulla dhe goja të shërohen për shkak të ndërhyrjes kirurgjike të bërë për vendosjen e tyre.

Mini-implantet dentare vendosen duke përdorur teknika më bashkëkohore mikro-kirurgjikale, dhe këto mundësojnë një periudhë të shkurt të shërimit në krahasim me implantet standarde.

Mini-implantet dentare rekomandohen të vendosen kur ka ndodhur resorbimi i kockës së nofullave ose kur nuk kemi densitet të mjaftueshëm kockor për të vendosur një implant standard.

Sa zgjatë procedura e vendosjes së mini-implanteve dentare?

Pacientet më së shpeshti vendosin për trajtimin me mini-implante dentare kur nuk janë të kënaqur me stabilitetin e protezës në nofullën e poshtme dhe të sipërme.

Procedura për vendosjen e mini-implanteve dentare, ku preferohet vendosja e katër mini-implanteve dentare në nofullën e poshtme për ta stabilizuar protezën, zakonisht zgjat më pak se një orë.

Cilat janë dobitë e vendosjes së mini-implanteve dentare?

• Procedura e vendosjes nuk përfshin ndërhyrje invazive kirugjike
• Koha më e shkurtër e shërimit pas vendosjes së mini-implanteve dentare, që mundëson rimëkëmbjen më të lehtë dhe të shpejtë të pacientit, kthimin në punë dhe rifillimin e aktiviteteve të përditshme.
• Nuk ka nevojë për shtim artificial të kockës para vendosjes së mini-implanteve dentare
• Dhimbja post-operatore është shumë më e lehtë dhe në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për përdorimin e analgjetikëve
• Kanë një kosto më të përballueshme
• Përtypje, kafshim më të lehtë dhe të folurit më të qartë me proteza dentare
• Si dhe shkallë të lartë të suksesit.

Sa kushton vendosja e një mini-implanti dentar?

Në krahasim me koston e vendosjes së një implanti standard, i cili mund të shkojë në një vlerë deri 500 euro, mini-implanti dentar varësisht nga prodhuesi mund të shkojë me një kosto prej më pak se 50% të vlerës së një implanti standard.

Si të kujdesemi për mini-implantet dentare?

Kujdesi për mini-implantet dentare është i njëjtë sikurse kujdesi për dhëmbët natyralë, mirëpo procesi i larjes duhet të jetë më i butë.

Kryeni kontrolle të rregullta te stomatologu juaj për të ruajtur shëndetin tuaj oral dhe jetëgjatësinë e mini-implanteve dentare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori